follow us

Veshje cilësore me logo profesionale

Ne iu ndihmojmë juve, ekipit dhe kolegëve tuaj të keni veshje unike. Prezentimi juaj me veshje të përbashkët stimulon punën dhe vlerësimin. Vizitoni faqen tonë, gjeni produktet adekuate dhe kontaktoni për detajet tjera.

Klientët tanë

Kemi privilegjin të punojmë me klientë nga industri dhe veprimtari të ndryshme.
Identifikimi i stafit me veshje uniforme shton efikasitetin dhe lojalitetin brenda ekipeve dhe kompanive.

Produktet & Shërbimet

Në mesin e produkteve tona gjenden maica, maica me jaka, këmisha, duksa dhe lloje të ndryshme të veshjeve të sipërme të cilat mund të personalizohen me logo të ekipeve, ndërmarrjeve, firmave dhe kompanive. 

Jemi të gatshëm të punojmë logo të ndryshme me qëndisje duke përfshirë edhe patch apo amblema të punuara me ngjitës velcro. Pavarësisht numrit të ngjyrave në logo sasitë minimale për qëndisje fillojnë nga 25 copë për dizajn.

Përmes sitoshtypit arrijmë të kemi cilësi të mirë prezentimit të logove dhe dizajneve në maica dhe veshjet e tjera. Për arsye të procesit të përgatitjes së kallëpeve sitoshtypi kërkon sasi mbi 50 copë për të realizuar dizajnin tuaj.

Produkti dhe cilësia është prioriteti ynë.

Prandaj jemi më të vlerësuar nga të gjithë.