follow us

Kush jemi ne

Ekipi jonë paraqet gjeneratën e dytë të angazhimit në këtë profesion. Prej vitit 1965 deri më 1972 mësimi tradicional i zejes së rrobaqepësisë është kthyer në pasion duke vazhduar në nivel industrial të ditëve të sotme. Prej vitit 2005 shërbimet tona sot përfshijnë prodhimin e produkteve të veshjes tshirts, poloshirts dhe sweatshirt bashkë personalizim/customise të brendimit të logove për firma dhe kompani përmes teknikës së qëndisjes dhe sitoshtypit. Ne përpiqemi të jemi në shërbim korrekt për klientët tanë. Motoja jonë është cilësia e produkteve.

Veshje

Në mesin e produkteve tona gjenden maica, maica me jaka, këmisha, duksa dhe lloje të ndryshme të veshjeve të sipërme të cilat mund të personalizohen me logo të ekipeve, ndërmarrjeve, firmave dhe kompanive. 

Qëndisje

Jemi të gatshëm të punojmë logo të ndryshme me qëndisje duke përfshirë edhe patch apo amblema të punuara me ngjitës velcro. Pavarësisht numrit të ngjyrave në logo sasitë minimale për qëndisje fillojnë nga 25 copë për dizajn.

Sitoshtyp

Përmes sitoshtypit arrijmë të kemi cilësi të mirë prezentimit të logove dhe dizajneve në maica dhe veshjet e tjera. Për arsye të procesit të përgatitjes së kallëpeve sitoshtypi kërkon sasi mbi 50 copë për të realizuar dizajnin tuaj.